Kurti thotë se parandaluan luftën

10 Shtator 2016 - 15:35      

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se përveç që kanë arritur t’i ndalin marrëveshjen, kanë arritur që ta ndalin edhe luftën.

Kurti në një takim të Lëvizjes Vetëvendosje me strukturat nga e gjithë Kosova, ka thënë se beteja e fituar nuk ishte një ditore por betejë që zgjati plot një vit derisa kanë ndalur Qeverinë e krimit dhe marrëveshjet.

“Duke iu falënderuar protestave më masive dhe fakteve të ekspertëve, ne e kemi ndal marrëveshjen por kemi ndal edhe luftën. Protesta jonë jo vetëm që ka mbrojtur territorin tonë por e kemi parandaluar edhe luftën. Ne jemi ata që edhe e mbrojmë republikën por edhe e parandalojmë luftën”, tha Kurti.

Ai shtoi se kanë arritur këtë sukses të jashtëzakonshme duke qenë opozitë, duke shtruar pyetje se çka do të bënin po të ishin në Qeveri.

Halli i PDK-së dhe LDK-së, sipas tij, nuk është se po shkojnë, por se Vetëvendosje po vjen.

Kurti gjithashtu tha se vendosmëria nuk është dhunë, ajo është seriozitet, por megjithëse në Kosovën e pasluftës janë vjedhur miliarda euro, më së shumti janë arrestuar aktivistë të VV.

“Edhe këta që janë nëpër burgje e arreste shtëpiake, sigurisht që janë të pafajshëm e do të shpallen të pafajshëm. Qëllimi i vetëm është që të njollosin VV por ne jemi këtu t’i paralajmërojmë se ne po vijnë për krejt popullin tonë dhe po vijmë si fitore”, tha ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...