Hahn merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë

10 Shtator 2016 - 15:29      

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia do të sillet me përgjegjësi kur bëhet fjalë për rajonin, por do t’i mbrojë interesat e veta kombëtare dhe shtetërore.

“Serbia çdoherë do të mundet t’i mbrojë interesat kombëtare dhe shtetërore, por do të sillemi me përgjegjësi kur është fjala për politikën rajonale” dhe ka shtuar se “kur nuk pajtohemi për çdo gjë me Bashkimin Evropian, këtë do ta themi, por çdoherë do të dëshirojmë të punojmë së bashku, për t’i ndarë vlerat evropiane”.

Këto komente ai i ka bërë pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Serbisë, ku ishte i pranishëm edhe komisionari i lartë për politikë të fqinjësisë së mirë dhe negociata për pranim i BE-së, Johannes Hahn.

Më tutje në konferencë për gazetarë në Beograd, pas mbledhjes së qeverisë, Vuçiq tha se është diskutuar për obligimet që i ka Serbia lidhur me kapitujt e hapur në rrugën për anëtarësim në BE, e veçanërisht për kapitullin 35, që ka të bëjë me Kosovën.

Hahn tha se “na duhet rajon ku mbretëron paqja dhe i cili është i vendosur në drejtimin e perspektivës evropiane” dhe ka shtuar se “asnjëri nga vendet nuk duhet ta pengoj perspektivën e vendit tjetër nga rajoni që t’i bashkohet BE-së, pasi ardhmëria e secilit vend në BE, paraqet mundësi për të qenë pjesë e familjes së fuqishme, e cila mund të luaj rol të rëndësishëm ndërkombëtar”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...