10 Shtator 2016 - 14:42
Në tregje do të lejohet të bëhet vetëm tregtimi, ndërsa, therja e kurbaneve do të bëhet në thertoret e lejuara nga AUV.
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Valdet Gjinovci, tha për KosovaPress se lejohet përdorimi i tregjeve për tregtim të deleve, qengjave, pasi që sëmundja e Gungore nuk i prek këtë kategori të kafshëve.
“Sa i përket përdorimit të tregjeve në këtë rast edhe hapjes së tregjeve dhe tregtimit të ruminantëve të vegjël, sidomos në prag të festës së Bajramit, dua të përmendi që lejohet përdorimi apo edhe tregtimi i ruminantëve të vegjël, në këtë rast edhe të qengjave, deleve, dhe kështu më radhë, pra, kurban për Bajram. Gjithnjë duhet me pas parasysh që nuk i prek sëmundja këto specie dhe këtë kategori të kafshëve”, tha ai.
Megjithatë, edhe pse kanë mbetur edhe dy ditë nga festa e Kurban Bajramit, tregu i kafshëve në Komunë e Prishtinës, më saktësisht në Vranjevc vazhdon të jetë i mbyllur.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri tha se ata do të zbatojnë vendimin të cilin e ka marrë AUV.
“Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës për shkak të sëmundjes së gjedheve ka marrë vendim që t’i mbyllë tregjet e kafshëve, vendim të cilin ne duhet ta zbatojmë”, tha Tahiri.
Ndërsa, therja e deleve që do bëhet vetëm në thertore, dhe nuk mund të bëhen pa kontrollin e veterinarit.
Se a do të ketë kontrolle nëpër tregje, Gjinovci tha se kjo është në kompetencat e komunave, pasi që është e pamundur që AUV të kontrollojë tregjet, e që për këtë ata kanë kërkuar nga autoritetet komunale që të ndërmarrin veprimet e nevojshme.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...