10 Shtator 2016 - 11:41
4 anëtarët serbë të këtij ekipi, pa dijeninë e institucioneve të Kosovës e nga të cilat janë emëruar, kanë udhëtuar për Bruksel duke tentuar që të zhvillojnë bisedime me zyrtarët e Bashkimit Evropian për fillimin e hartimit të asociacionit të komunave serbe në Kosovë.
Madje televizioni publik merr vesh se këta 4 anëtarë kanë udhëtuar së bashku me ministrin serb në Qeverinë e Kosovës i cili udhëheq ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq. Por ky i fundit nuk është arritur të kontaktohet nga rtk për t’u pyetur nëse 4 anëtarët e ekipit menaxhues për asociacionin e kanë dërguar letrën nën direktivat e tij.
Ashtu siç është sqaruar dje edhe nga vetë zyra e përfaqësueses për Politikë të Jashtme në BE, ky ekip menaxhues nuk është pranuar për takime, ngase asociacioni nuk është akoma në tryezën e bisedimeve Prishtinë-Beograd.
Sidoqoftë një huti e tillë e shkaktuar duket e panevojshme për zëvendësministrin e pushtetit lokal dhe këshilltarin e kryeministrit, Bajram Gecaj.
“Ata kanë udhëtuar në Bruksel. Ne nuk kemi qenë në dijeni për këtë punë. Ata kanë dhënë një deklaratë e cila është lëshuar nga gmail dhe ka qenë një deklaratë e tyre individuale e cila nuk është koordinuar me ne”, tha Gecaj.
Ministria e Pushtetit Lokal si institucion i cili ka emëruar këta anëtarë të ekipit menaxhues, mund të ndërmarrë nismë edhe për shkarkimin e tyre. Por një gjë e tillë ende nuk dihet nëse do të ndodhë ngase së bashku me ministrin Mariq, anëtarët gjenden akoma në Bruksel.
“Nuk e kemi për ngutë këtë çështje. Ata do të kthehen në Kosovë do të ulemi të diskutojmë këtë çështje. Një gjë është e sigurt se dialogu në Bruksel zhvillohet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe nuk mund të ketë asnjë veprim pa pëlqimin e të dyja palëve. Pra nëse shkohet në Bruksel shkon ekipi i Republikës së Kosovës , jo disa individë”, tha Gacaj.
Në letrën e dërguar dje, anëtarët serbë të ekipit menaxhues për hartimin e asociacionit të komunave serbe, Kosovës i referohen si ‘Kosovë e Metohi’, ndërkohë që në letër veç tjerash flasin për spastrim etnik të serbëve nga Kosova.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...