10 Shtator 2016 - 10:19
Pasi që bëhet fjalë për emrin e shtetit tonë “Kosova”, fillimisht dua të them se, nuk di si të ndihem sot, krenar, i zhgënjyer apo i nevrikosur, e po ashtu, nuk di si ndihen studiuesit tjerë si, historianë, gjeografë, gjuhëtarë etj., kur shkruajmë dhe e përdorim emrin në punime të ndryshme e nuk e kemi ende të qartë kuptimin apo prejardhjen e tij, shkruan Enver Rexha në numrin e sotëm të “Shtojcës për Kulturë” të Kohës Ditore.
Është për t’u habitur fakti që deri më sot kemi shumë pak rezultate, studime nga studiuesit shqiptarë të Kosovës që janë marrë me këtë çështje.
Kureshtja nis nga arsyeja se, pas shpalljes së Pavarësisë (2008) së vendit e deri tani, mjetet tona të informimit si televizioni e gazeta ditore, paraqesin disa herë intervista të marra nga studiues e politikanë vendorë, ku shtrohet pyetja si: nga e ka prejardhjen emri; kur përmendet ky emër për herë të parë në burimet e literaturën historike dhe se, si do të njihet vendi me emrin zyrtar pas njohjes ndërkombëtare: Kosovë-a apo “Kosovo” (varianti që pretendohet për shumë kohë e edhe sot nga historiografia serbe).
Për fat të keq, përgjigjet rreth këtyre pyetjeve ishin mjaft të paqarta, jobindëse apo dhe konfuze nga të intervistuarit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...