Zgjedhjet në Dibër, sot heshtje zgjedhore

10 Shtator 2016 - 09:36      

Sot është heshtje zgjedhore, pas mbylljes një ditë më parë të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Dibër, që do të mbahen të dielën në këtë qark.

Sipas Kodit Elektoral (neni 77), 24 orë para datës së zgjedhjeve përfundon fushata e partive politike, duke ia lënë vendin heshtjes zgjedhore.

“Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në nenin 77 të ligjit zgjedhor.

Në zgjedhjet për Bashkinë Dibër janë regjistruar zyrtarisht në KQZ 19 subjekte zgjedhore, 16 prej të cilave janë grupuar në dy koalicione, një i spektrit të majtë, “Aleanca për Shqipërine Europiane”, që përfshin 4 parti dhe ai i spektrit të djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, që përfshin 12 parti. Në garë janë dy kandidatë, Muharrem Rama i Partisë Socialiste dhe Sherefedin Shehu i Partisë Demokratike.

57.018 zgjedhës janë thirrur të votojnë për kryetarin e ri të Bashkisë Dibër, pas vendimit të qeverisë për shkarkimin e ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...