Asnjë i akuzuar për uzurpimin e 136 pronave shoqërore

10 Shtator 2016 - 06:29      

Prokuroria e Shtetit është ende në fazën e hetimeve sa u përket 136 rasteve të uzurpimit të pronave shoqërore për rajonin e Prishtinës.

Këto raste, sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë, janë duke u trajtuar pas publikimit të listës së uzurpatorëve, në shkurt të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, që nga atëherë nuk ka asnjë aktakuzë të ngritur për ndonjë uzurpator e as ndonjë të arrestuar. Aktakuzat, sipas Prokurorisë, pritet të ngrihen pas përfundimit të hetimeve.

“Në regjionin e Prishtinës 136 rastet/informacionet që ka pranuar Prokuroria nga AKP-ja për pronat e shitura e që për shkak të uzurpimit nuk ka mundur t’i shfrytëzojë pronari i ligjshëm, janë duke u trajtuar të gjitha nga Prokuroria Themelore në Prishtinë”, ka thënë për gazetën zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridonë Kozmaqi. Sipas saj, deri më tani në regjionin e Prishtinës janë liruar 50 objekte. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...