Qeriqi thërret qeverinë të ulë pagat e anëtarëve të bordeve e jo veteranëve

9 Shtator 2016 - 21:11      

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se paralajmërimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, se duhet të diskutohet për ndryshimet rreth pensioneve të veteranëve të UÇK-së, do të sjellin situata të pakëndshme.

Ai në Facebook ka shkruar se për këtë çështje nuk do të diskutojnë fare me Qeverinë dhe nuk do të pranojnë asnjë diskutim që dëmton interesat dhe të drejtat e veteranëve.

“Qeveria le të diskutojë me drejtorë bordesh e agjencish të ndryshme të cilët marrin deri në katër mijë, pesëmijë euro dhe të marrë vendime për uljen e pagave të tyre. Po ashtu le të diskutojë me përfaqësuesit e institucioneve që t’ua ulë mëditjet dhe të bëjë shkurtime në dreka darka e udhëtime të panevojshme. Në vend të mendojnë për një pension më të dinjitetshëm për këtë kategori ata planifikojnë uljen e pensioneve se po ju duken që u bënë çirak veteranët me 170 euro. Ne jemi të vendosur dhe të paluhatshëm në qëndrimet tona dhe me asnjë çmim nuk do të tërhiqemi”, ka shkruar ai, përcjell ksp.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...