9 Shtator 2016 - 20:49
Debati u nxit nga intervista e Selmanajt në “Interaktiv”, ku ka zbuluar prapaskenat e takimit të kryetarëve të Dukagjinit me kryeministrin Mustafa, transmeton Koha.net.
Selamanj ka thënë se Gecaj s’ka qenë fare në takim dhe se deklaratat e tij kanë qenë korrekte, por varet se kush do t’i përdorë për konsum ditor politik.
Por theks të veçantë, Selmanaj, vë te fjalia e fundit që Gecaj thotë se nuk do të tregojë se çka kryetari i Deçanit ka thënë në atë takim. Selmanaj i ka thënë që të dalin të gjitha “sekretet” dhe të gjitha çka ka folur, pa merak.
“Po te lus qiti krejt "sekretet" dhe fjalet çka kam thënë une në takim.
Krejt në fund, edhe njëherë po i tregoj opinionit që ishte takim i hapur dhe konstruktiv dhe pa asnjë "sekret"! Qëndrimet ishin ato që i kemi pas në opinion tash e sa kohë sa po debatohet për demarkacionin!”, ka thënë ndër të tjera Selmanaj.
Reagimin e plotë të Rasim Selmanajt mund ta lexoni të plotë dhe pa ndërhyrje më poshtë:
Me gjithë respektin që kam për ju dhe familjen Geci e cila ka kontribuar ndër breza për çështjen kombëtare, dëshiroj të them se asgjë se kam keqpërdor takimin siç e quani ju të " mbyllur" sepse takimi ishte i hapur dhe konstruktiv.
E para ju skeni qen fare në takim, e dyta kam qenë i kujdesshëm në dekleratat e mia por mvaret kush si don me i kuptu dhe perdor për konsum ditor, e treta edhe ne takim por edhe në interaktiv kam qen konstruktiv dhe i gatshem me ndihmu për të ballafaqu argumentet të cilat tregojn se komisioni shtetror nuk e ka bërë punën si duhet.
Ndersa sa i perket kryetarit të Pejës kam dasht me tregu se sa e ndjeshme është çeshtje e kufirit me Malin e Zi, por duke vlersu edhe qendrimet konstruktive të kryetarit të Pejës të cilin ju deshironi ta " mbroni"! Me shumë sinqeritet dhe dashamirësi dhe qellim të mirë e kam thënë!
Nuk isha marr me këtë shënim tuajin në fb sikur të mos ishte fjalia e fundit, citoj"Sodoqoftë ne nuk e kemi ndermend të tregojmë se çfar tha Selmanaj në këtë takim.
Po te lus qiti krejt "sekretet" dhe fjalet çka kam thënë une në takim.
Krejt në fund, edhe njëherë po i tregoj opinionit që ishte takim i hapur dhe konstruktiv dhe pa asnjë "sekret"! Qëndrimet ishin ato që i kemi pas në opinion tash e sa kohë sa po debatohet për demarkacionin!
Veq një ndryshim ishte në takim vullneti i kryeministrit për ti ballafaquar faktet dhe për të rishikuar demarkacionin në pjesët ku po kontestohet pothuajse nga të gjithë! E kam vlersuar dhe du me besu se e ka serizisht këtë qasje dhe qëndrim z. Isa Mustafa!
Poashtu do të jam i gatshem me bashkëpunu që kufiri të kthehet aty ku ishte! Kufiri te Kulla është fitore e juaja, e opozitës dhe pozitës, është fitore e Kosovës!
Prandaj pse po brengoseni për këtë qëndrim të axhës së kryetarit të Pejës, e as për të njejtin qëndrim edhe të familjarëve tuaj dhe bashkëveprimtarëve të mi! Intimisht kështu mendoni edhe ju prandaj urojmë të kthehet kufiri aty ku ishte, TE KULLA! Besoj shumë se ky do të ishte lajm i mirë edhe për ju dhe kryeministrin!
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...