Ankesat e pacientëve ndaj punëtorëve shëndetësorë s’merren seriozisht [video]

9 Shtator 2016 - 21:24      

Mungesa e mjekut në vendin e punës e sjellja jo etike nga stafi mjekësor janë ankesat më të shpeshta të pacientëve, që numërojnë qindra të tilla.

Komisioni etiko-profesional si mekanizëm për të trajtuar këto lëndë përbëhet prej 9 anëtarëve, të cilët po ashtu janë punëtorë shëndetësorë, për çka arsyetojnë vonesën e shqyrtimit të lëndëve, meqë punën profesionale e kanë prioritet, raporton KTV.

Ndërkohë, inspektorati shëndetësor, që së fundmi ka kërkuar një raport pune të komisionit, thotë se vonesat e trajtimit të lëndëve po vonohen me vite, gjë që po u shkakton telashe.

Anëtarë të bordit të SHSKUK-së thonë se shkurtimi i buxhetit për paga e mëditje nënkupton se nuk do të mund të ketë pagë shtesë për anëtarë të asnjë komisioni.

Shemsi Veseli, anëtar i bordit, ka thënë se më problematike e sheh faktin se ky komision ngarkohet edhe për lëndët nga institucionet private.

Në komisionin etiko-profesional për më shumë se një vit janë mbledhur rreth 40 lëndë që janë të natyrave të ndryshme, nga të cilat janë marrë 20 vendime për punëtorë shëndetësorë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...