Prodhuesit vendorë me fokus në tregun ndërkombëtar nga neglizhenca e Qeverisë [video]

9 Shtator 2016 - 20:22      

Sadik Krasniqi dhe Sheqer Ukaj janë dy prodhues vendorë që ushtrojnë aktivitetin e tyre tash e disa vjet.

I pari merret me prodhimin e gypave të plastikës dhe pavarësisht investimeve të njëpasnjëshme për të plotësuar të gjitha standardet ndërkombëtare të prodhimit, nuk po arrijnë të gjejnë hapësirë në tenderët e qeverisë, raporton KTV.

Derisa këto prodhime po shiten nëpër shumë vende të jashtme, Sadiku thotë se ka konkurruar në tenderin shumëmilionësh të dy autostradave, por pavarësisht se Bektel-enka i tha që prodhimet i kishte shumë cilësore, nuk ia mori kurrë, transmeton Koha.net.

Sadiku, i dëshpëruar, thotë se tashmë nuk e ka më ndërmend të konkurrojë nëpër tenderë dhe se synimi i tij është tregu i jashtëm.

Pak kilometra nga kjo fabrikë, është fabrika tjetër që merret me prodhimin e elementeve të ndryshme nga druri. Pronari i saj, që ka vite që shet prodhimet e tij në tregun e jashtëm, nxjerr dallimin në mes të mënyrës së përzgjedhjes së produkteve në Kosovë dhe jashtë.

Qeveria e Kosovës, që disa vjet ka nisur bërjen e një ligji përmes të cilit do të mundësohej që t’u jepet më shumë hapësirë prodhuesve të vendit nëpër tenderët e institucioneve, mirëpo deri më tani, i njëjti nuk ka dalë në dritë.

KTV-ja ka bërë përpjekje që të marrë një sqarim nga qeveria rreth këtij ligji, por zyrtarë të saj nuk janë përgjigjur.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...