9 Shtator 2016 - 19:16
Shteti i Serbisë, ditët e fundit, ka hapur një ekspozitë në Paris “Kosova e Metohija - 10 hapa", e konceptuar nga Zyra për Kosovë e Qeverisë së Serbisë dhe Komuna e Zveçanit, raporton KTV.
Në anën tjetër, pala kosovare nuk ka bërë shumë në këtë drejtim, pas dështimit vitin e kaluar.
Fajtor për këtë dështim, sipas partive opozitare, është presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi.
Ndërkaq, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk e kanë thënë asnjë fjalë për këtë temë.
E nëse në Kosovë vazhdon të bëhet degradimi i trashëgimisë kulturore, sipas Hajrulla Çekut, Kosova do të dështojë sërish që të anëtarësohet në UNESCO.
Në nëntorin e vitit të kaluar, Kosova nuk arriti që të bëhet anëtare e UNESCO-s për vetëm tri vota.
Nga 142 shtetet anëtare të pranishme, për pranimin e Kosovës votuan 92, 50 ishin kundër, ndërsa 29 shtete abstenuan.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...