BE-ja demanton Tahirin rreth marrëveshjes për targat [video]

9 Shtator 2016 - 19:05      

Bashkimi Evropian e ka demantuar ministren për Dialog, Edita Tahiri, e cila ka thënë se në bisedimet teknike në Bruksel, ndërmjet Prishtinës e Beogradit, është arritur marrëveshja për tabelat e veturave.

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Maja Kocijançiq, ka deklaruar se në këto bisedime nuk është arritur një marrëveshje e tillë.

“Po bisedohet për këtë, por janë të nevojshme përpjekje dhe bisedime shtesë”, ka thënë Kociançiq, për Radion Evropa e Lirë.

Qytetarët thonë se një marrëveshje e tillë nuk mund të funksionojë.

Arritjen e marrëveshjes e ka mohuar edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ai ka thënë se nuk është arritur ende marrëveshja e targave, por sipas tij, janë në rrugën e duhur për të bërë një gjë të tillë.

Ndryshe, gjatë së enjtes, Edita Tahiri deklaroi se është arritur marrëveshje për targat e automjeteve, që sipas saj, do të fillojë së zbatuari jo më vonë se në muajin nëntor të këtij viti.

Ajo sërish, sot për mediat online, ka thënë se marrëveshja është arritur, por Kocijanciq ka mundur të komentojë pjesën e mbetur të marrëveshjes e që nënkupton targat ilegale në pjesën veriore të Mitrovicës, temë kjo që do të vazhdohet në takimet e tjera.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...