Foto Ilustrim

Gecaj thotë se Selmanaj nuk është përmbajtur në “Interaktiv”

9 Shtator 2016 - 17:43      

Zëvendësministri i MAPL-së dhe këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj fjalëve që ka thënë kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj në “Interaktiv” të 8 shtatorit 2016.

Selmanaj ndër të tjera ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndërruar pozicion në lidhje me demarkacionin. Ndërsa Gecaj, që vjen nga një fshat i Deçanit, ka thënë se kryetari vendit ku është lindur ai, nuk ka arritur ta mbajë veten dhe nuk njihet si burrë që “banë fjalë”, transmeton Koha.net.

“Kryetari i Komunës ku unë kam lindur, Rasim Selmanaj, nuk paska arrit ta mbajë veten gjatë një interviste të dhënë mbrëmë për një medie. Selmanaj, i cili nuk njihet si burrë që ‘banë fjalë’, qenka përpjekur t’i fuqizojë qëndrimet e tij, duke cituar fjalët që i paska dëgjuar nga një takim ku ishin prezentë edhe kryeministri dhe tre kryetarë të tjerë komunash”, ka shkruar Gecaj në llogarinë e tij në Facebook, teksa ka shtuar se Qeveria ishte kujdesur që edhe në komunikatë të jetë e kujdesshme që të mos ketë keqinterpretime.

Ndërsa për çështjen e fjalëve të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ai ka thënë se janë keqinterpretuar.

“Por, përkundër kësaj, Selmanaj i paska (keq) interpretuar fjalët e kryetarit të Pejës, aq më shumë kur ato kanë të bëjnë me familjarë. Me thënë të drejtën u çudita, sepse Selmanaj ka aq përvojë sa ta dijë që ka vepruar në kundërshtim me traditën dhe praktikat e mira kombëtare e ndërkombëtare nga takime të tilla”, ka shtuar Gecaj, që në fund tha se nuk ka ndërmend të tregojë se çfarë ka thënë Selmanaj në atë takim të kryetarëve të komunave të Dukagjinit me kryeministrin Mustafa për çështjen e demarkacionit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...