Thaçi mirëpret në ekipin e tij bashkëpunëtorin e moçëm, Bekim Çollakun

9 Shtator 2016 - 15:58      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur sot anëtarin më të ri në kabinetin e tij. Ai është Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimit Evropian, i cili sot zyrtarizoi largimin nga kjo ministri.

Thaçi tha se në të gjitha funksionet politike dhe institucionale të cilat i ka bartur përgjatë këtyre 16 viteve, “Çollaku ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e mi më të afërt”.

“Sot ekipit tim iu bashkua z. Bekim Çollaku në cilësinë e Shefit të Stafit të Presidentit. Në të gjitha funksionet politike dhe institucionale të cilat i kam bartur përgjatë këtyre 16 viteve, z. Çollaku ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e mi më të afërt”, theksoi Thaçi, raporton Koha.net.

Ai tha se Çollaku me vete sjellë një bagazh të madh të punës në shërbim të institucioneve shtetërore.

“Në Presidencë ai po vjen pas një pune të shkëlqyeshme si Ministër për Integrim Evropian, duke përmbushur me sukses misionin tonë të përbashkët për vendosje të marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian përmes nënshkrimit të MSA-së dhe përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave. Mirësevjen Bekim”, përfundoi Thaçi.

Bekim Çollaku, përmes një konference për media, sot bëri publik largimin nga posti i ministrit të Integrimit Evropian, duke theksuar se obligimet e tij në këtë ministri i ka përmbushur, pavarësisht se Kuvendi i Kosovës nuk e ka plotësuar kushtin kryesor për liberalizim të vizave, që është demarkacioni me Malin e Zi.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...