Foto: Koha

Lekaj: Edita Tahiri, një ministre e “zorit” më shumë sesa e “zonja”

9 Shtator 2016 - 15:50      

Demantimi i sotëm nga Maja Kocijançiq i qëndrimit të Edita Tahirit se është arritur marrëveshja për njohjen reciproke të tabelave të makinave mes Kosovës e Serbisë, është edhe një dëshmi tjetër se si zonja “marrëveshje” në vazhdimësi thotë gjëra të pavërteta vetëm e vetëm për vazhduar dialogu, tashmë abuziv, me Serbinë.

Kështu ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj përmes një reagimi dërguar mediave. Ai thekson se, “përveç mëditjeve, pagave të majme e sorollatjeve të Edita Tahirit, Kosova nuk e ka asnjë përfitim nga vazhdimi i këtij modeli të bisedimeve”.

“Prandaj ka ardhur koha që këto bisedime të ndërpriten e të bëhet një strategji e qartë se si do të dukeshin në të ardhmen bisedimet për gjërat bilaterale në mes dy shteteve të cilat duhet ta njohin njëra-tjetrën. Serbia ka përfituar shumë duke shfrytëzuar paaftësinë e qeverisë dhe delegacionit të saj që e ka përfaqësuar në këto bisedime”, ka theksuar Lekaj, raporton Koha.net.

Lekaj shtoi se tashmë që një kohë po shihet hapur se “produktet” e kësaj qeverie po e dërgojnë Kosovën në qorrsokak, nga i cili ata që e pësojnë janë vetëm qytetarët e Kosovës, “sidomos ata që udhëtojnë shpesh nëpër serbi për të hyrë në Kosovë apo që shkojnë nga Kosova”.

“Zonja “Marrëveshje” duhet të shkojë në shtëpi e të mos vazhdojë të na paraqitet si një negociatore e arrirë, sepse ajo emërtimin me “z” edhe mund ta ketë, por me shumë e “zorit” se sa e “zonja””, ka përfunduar Lekaj. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...