Foto: Koha

Strategjia e Energjisë adreson sfidat aktuale dhe përcakton vizionin për të ardhmen

9 Shtator 2016 - 15:35      

Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2016-2025 është një dokument sintetizues i gjitha përpjekjeve dhe aktiviteteve për ta ndryshuar sektorin e energjisë, transformuar dhe modernizuar atë, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci me rastin e prezantimit të kësaj Strategjie, që përbën një prej obligimeve që hyn në kuadër të mandatit të MZHE-së.

Kreu i MZHE-së tha se Strategjia e Energjisë, bazuar në analizën e problematikave që ka sektori i energjisë, nevojave për energji si dhe potencialit të saj për të arritur qëllimin e sigurimit të furnizimit të qëndrueshëm me energji për periudhën dhjetëvjeçare, ka përcaktuar pesë objektiva strategjike.

“Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike dhe me kapacitete të nevojshme për një sistem stabil të energjisë elektrike; Integrimi në Tregun Rajonal të Energjisë; Rritja e kapaciteteve ekzistuese të sistemeve termike dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja; Zhvillimi i infrastrukturës së gazit natyror; Përmirësimi i shfrytëzimit me efiçiencë të energjisë, burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe mjedisit sipas kërkesave të Traktatit për Themelimin e Komunitetit të Energjisë dhe MSA‐së”, janë objektivat strategjike, tha Stavileci.

Sipas tij, për realizimin e objektivave strategjike, janë bërë analiza të bazuara në një sërë faktorësh që ndikojnë në sektorin e energjisë.

“Për arritjen e secilit objektiv janë rekomanduar edhe politikat dhe masat që janë vlerësuar më të përshtatshme për arritjen e qëllimit themelor : Krijimi i kushteve për sigurimin e furnizimit të besueshëm, cilësor dhe të sigurt me energji, nëpërmjet zhvillimit të kapaciteteve prodhuese, transmetuese dhe shpërndarëse, të afta për përballimin pa probleme të kërkesave në rritje për energji”, tha Ministri Stavileci.

Ai më tej nënvizoi se dokumenti ka pasur në konsideratë diversitetin e burimeve, aftësinë blerëse të konsumatorëve, përdorimin me efiçiencë të energjisë, shfrytëzimin maksimal të burimeve të energjisë së ripëtëritshme, mos dëmtimin e mjedisit gjatë aktiviteteve energjetike dhe konkurrencën e lirë.

“Në këtë draft të Strategjisë janë dhënë edhe skenarët sipas të cilëve mendojmë të arrijmë objektivat e lart përmendura. Nëse e përkthejmë në gjuhën e projekteve konkrete, si projekte që mbajnë boshtin e kësaj Strategjie, janë projekti i “ TC Kosova e Re”, rehabilitimi i “TC Kosova B”, dhe potenciali gjenerues nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë si dhe zbatimi i masave të Efiçiencës së Energjisë”, tha Stavileci.

I pari i MZHE-së, sqaroi se drafti i Strategjisë shoqërohet edhe me shtojca që i japin përdoruesit një pasqyrë të detajizuar, qoftë të gjendjes së sektorit apo edhe të detajeve të analizave të zhvilluara për kërkesat për energji, adekuaci të sistemit elektroenergjetik, burime të riperteritshme të energjisë, ngrohjes qendrore, gazit natyror, efiçiencës së energjisë.

Ndryshe, Drafti i Strategjisë së Energjisë së Republikës së Kosovës 2016‐2025 është përgatitur sipas kërkesave ligjore në fuqi nga një ekip i përbërë nga ministritë, agjencitë dhe operatorët e sistemeve me koordinimin e MZHE‐së, si përgjegjëse për përgatitjen e dokumentit, ndërsa më pas është vënë në diskutim publik. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...