
9 Shtator 2016 - 14:50
Bashkësia Islame e Kosovës njofton gjithashtu se manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi fillon në ora 5:35, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Mr. Samir Ahmeti - profesor në Medresenë e mesme “Alaudin”.
Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 6:49 të cilit do t’i prij Burhan ef. Hashani, ndërsa Hytben - mesazhin e Kurban - Bajramit do ta mbaj, kryeimaimi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora.
Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 12 shtator 2016, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban - Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona”, përfundon njoftimi i BIK.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...