
9 Shtator 2016 - 14:28
KOMF thekson që prindërit të cilët e keqpërdorin ushtrimin e të drejtës prindërore ose në mënyrë serioze e neglizhojnë ushtrimin e të drejtës prindërore, privohen nga kujdesi.
Po ashtu, sipas KOMF-it, përfshirja e fëmijëve nga prindërit apo personat e tjerë në aktivitete që e rrezikojnë apo dëmtojnë zhvillimin e fëmijës është vepër penale.
“Organi i Kujdestarisë (Qendra për Punë Sociale) si institucion i mandatuar për mbrojtjen e fëmijëve, nëse mëson për rrezikun ekzistues për fëmijën për shkak të abuzimit të së drejtës prindërore ose çfarëdo rreziku për fëmijën, është i detyruar që urgjentisht të ndërmarrë masa për mbrojtjen e personalitetit, të drejtave dhe interesave të fëmijës”, thotë KOMF.
KOMF njofton gjithashtu se tashmë i është drejtuar Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Gjilanit me kërkesën për inicimin e veprimeve të parapara në bazë të legjislacionit në fuqi.
KOMF ju bën thirrje mediave dhe qytetarëve që të mbrojnë personalitetin e fëmijës duke mos publikuar dhe shpërndarë imazhet e papërshtatshme apo denigruese të fëmijëve, por inkurajon ata që të njëjtat t’i raportojnë tek organet kompetente të rendit dhe drejtësisë.
Kujtojmë se sot është shpërndarë një fotografi në rrjetin social Facebook, ku i është uruar ditëlindja një vajze 8 vjeçare, e cila në fotografitë e postuara shihet në poza aspak të përshtatshme për një fëmijë të moshës së saj.
Fotografinë, për shkaqe etike, Koha.net nuk do ta publikojë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...