Shqipëria e Serbia fusin Kosovën në mes

9 Shtator 2016 - 13:57      

Në Shkup është mbajtur një konferencë rajonale me përfaqësuesit e katër shërbimeve policore të Ballkanit Perëndimor.

Shtetet pjesëmarrëse në këtë konferencë ishin Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.

Ajo që bie në sy është se Serbisë nuk i ka penguar pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë, e cila është paraqitur me simbole shtetërore, raporton Koha.net.

Në fotografitë e shpërndara nga misioni EULEX në Kosovë, i cili kishte ndihmuar në organizimin e konferencës, shihet se si flamuri i shtetit të Kosovës qëndron në mes të atij të Shqipërisë dhe të Serbisë.

Ndërkaq, delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë kanë qenë të ulura përball njëra tjetër, ku para vetes secili prej tyre ka pasur flamurin e shtetit përkatës.

Ky është një prej rasteve të rralla kur Kosova pranohet si shtet me të drejta të plota nga Serbia, e cila formalisht Kosovën e konsideron pjesë integrale të territorit të saj. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...