Veseli viziton pronarët e pronave të liruara nga AKP

9 Shtator 2016 - 12:29      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga përfaqësues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ka vizituar sot dy prona të liruara nga uzurpatorët.

Gjatë vizitës së një lokali të liruar në qendër të Prishtinës, Veseli e uroi pronarin e ligjshëm, Naser Januzi për pronën e liruar.

Pastaj, kryeparlamentari dhe përfaqësuesit e AKP-së vizituan pronën prej 1 hektar e 50 ari, e cila i është kthyer pronarit të ligjshëm, kompanisë “Emona”.

Veseli tha me këtë rast se procesi i lirimit të pronave do të vazhdojë deri në lirimin e çdo prone të uzurpuar.

“Prona private është e shenjtë dhe pa kthimin e pronave tek pronarët e ligjshëm nuk mund të presim zhvillim dhe investitorë të huaj. Unë inkurajoj gjitha institucionet e rendit dhe ligjit që të vazhdojnë lirimin e gjitha pronave të uzurpuara”, tha Veseli.

Gjatë bashkëbisedimit me pronarët e ligjshëm të pronës së liruar në Vushtrri, kryeparlamentari u njoftua se ata së shpejti do të investojnë në pronën e tyre 4 milionë euro, ku pritet të punësojnë rreth 150 punëtorë.

“E falënderojmë shumë kryetarin e Kuvendit për iniciativën dhe insistimin për lirimin e pronave të uzurpuara. Ne e kemi blerë këtë pronë në privatizim dhe tani që na është liruar kemi projekt 4 milionë euro për investime”, tha Ylber Kuraja, përfaqësues i kompanisë “Emona”.

Edhe drejtori i AKP-së, Petrit Gashi, tha se institucioni që ai drejton, është duke punuar për lirimin e gjitha pronave të uzurpuara dhe kthimin e tyre tek pronarët e ligjshëm. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...