Përfundon zyrtarisht projekti mbështetës i BE-së për Ministrinë e Punës

9 Shtator 2016 - 11:26      

Është mbajtur konferenca finale e projektit “Mbështetja e BE-së për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në përforcimin e mekanizmit të shërbimeve sociale”, i cili ka për qëllim ofrimin e shërbimeve sociale nëpër komuna në mënyrë sa më efikase.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se këto lloj shërbimesh u kanë kaluar në kompetencë komunave dhe ka shtuar se projekti e ka ndihmuar shumë MPMS-në që të trajnojë njerëz, të cilët do të ofrojnë shërbime sociale.

“Sipas legjislacionit të fuqi, shërbimet sociale janë kompetencë e komunave por fatkeqësisht kjo nuk është përcjellë qoftë me përkrahje financiare qoftë me burime njerëzore. Qëllimi i këtij projekti ka qenë që të ndryshoj kjo, jo e gjitha është arrit, është bërë një punë e mrekullueshëm dhe për këtë i falënderoj të gjithë ata zyrtarë të shërbimeve sociale në nivelin qendror në nivelin lokal që kanë punuar në hartimin e standardeve minimale për shërbime sociale, dhe tani ne e kemi një doracak të shërbimeve sociale si udhërrëfyes për ofrimin e këtyre shërbimeve, gjithashtu është bërë një hap i madh sa i përket licencimit të këtyre shërbimeve sociale. Ne i kemi licencuar përkatësisht Ministria i ka licencuar me qindra ofrues të shërbimeve sociale por gjithashtu edhe OJQ që ofrojnë shërbime sociale dhe tani i kanë patentat dhe janë ofrues të licencuar të shërbime ve sociale”, ka deklaruar ai, raporton Kosovapress.

Kurse, përfaqësuesi i zyrës së BE-së në Kosovë, zyrë kjo e cila e ka mbështetur këtë projekt, Libor Chlad, ka thënë se ofrimi i shërbimeve cilësore sociale është i rëndësisë së madhe dhe se kjo duhet të përmirësohet vazhdimisht.

“Fusha e ofrimit të shërbimeve sociale është mjaft e gjerë, po flasim për një varg të gjerë shërbimesh, të cilat u ndihmojnë njerëzve t’i tejkalojnë situatat e vështira në jetë, vështirësitë të cilat i hasin gjatë turbullirave dhe përshtatjeve në tregun global. Këto shërbime natyrisht e kanë koston e tyre dhe ne do të pajtohemi që resurset që i kemi në dispozicion janë të pakta. Është shumë e rëndësishme që ta rrisim efikasitetin e ofrimit të këtyre shërbimeve, që ne i zhvillojmë shërbimet në nivel qendror dhe kjo është detyrë e pushtetit qendror, që të sigurohet që ato të koordinohen mirë në Kosovë por edhe të përfshijnë komunat dhe të gjithë akterët tjerë duke përfshirë OJQ-të që janë aktive në terren në mënyrë që shërbimet të jenë të përshtatura”, ka thënë Chlad.

Projekti për ofrimin e shërbimeve sociale cilësore nëpër komuna ka zgjatur rreth 30 muaj dhe është mbështetur nga BE.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...