
9 Shtator 2016 - 11:10
Çollaku, siç raporton KTV, ka thënë se sot largohet edhe zyrtarisht nga kjo pozitë, vendim që, sipas tij, është aprovuar edhe nga kryeministri Isa Mustafa.
“Nuk po largohem si njeri që nuk i kam plotësuar objektivat sepse dy nga ato janë plotësuar. 1 MSA dhe 2 përfundimi i plotë i procesit të liberalizimit. Unë pjesën e parë e kam përfunduar ndërsa pjesa e dytë e kriterit nuk është në kompetencën time që është ratifikimi i demarkacionit”, ka theksuar Çollaku.
Me këtë rast, Çollaku i ka bërë thirrje BE-së që të trajtojë Kosovën të barabartë me vendet tjera.
“Unë po largohem nga kjo pozitë e po shkoj në një institucion tjetër që do të jap kontribut më të madh. Edhe pse pozita do të jetë ndryshe e do të jem vetëm një nga këshilltarët e presidentit, kontributi do të jetë edhe më i madh”, theksoi ministri në largim, Bekim Çollaku.
Çollaku tha se nëse Kuvendi e miraton çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, kosovarët mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen deri në fund të vitit.
“Gjithmonë kam thënë që nuk do të largohem pa u përmbushur të gjitha kriteret. Jam i bindur që nëse Kuvendi i jep përgjigje sfidës së vetme që ka mbetur, e që është miratimi i demarkacionit, qytetarët e Kosovës deri në fund të vitit do të lëvizin lirshëm. Po largohem sepse më ka kapluar një dozë zhgënjimi. Nuk mundëm të rri e të mos bëj asgjë deri sa të bindet Bashkimi Evropian e derisa Parlamenti i Kosovës të bëjë hapa para për demarkacionin”, shtoi ai.
Ministri në largim i Integrimeve, Bekim Çollaku, u shpreh i bindur se ministria që ai po e lë nuk do të shuhet, sepse një ministri e tillë, sipas tij, duhet fuqizuar.
“Jam i sigurt se Ministria e Integrimit nuk do të shuhet, pavarësisht rifromatimit që do të ndodhë. Shuarja e një ministrie nuk nënkupton rritje të performancës. Përkundrazi kjo ministri duhet të fuqizohet. Në të kundërtën, shuarja do të ishte fatkeqësi e madhe”, deklaroi tashmë Këshilltari i Thaçit, Çollaku.
Sipas tij, Asociacioni i komunave serbe “nuk lidhet në asnjë formë me liberalizimin e vizave”.
Ministri i deritashëm i MI-së, ditë më parë konfirmoi largimin nga ky post, ndërsa tha se karrierën politike ta vazhdojë si Këshilltar i Parë i Presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...