9 Shtator 2016 - 10:55
Delegacioni kosovar me këtë rast ka nënshkruar marrëveshjen e re për ndryshimin e funksionimit të Transportit Rrugor Ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave në mes Kosovës dhe Bullgarisë, rrjedhimisht, shfuqizohet marrëveshja e mëhershme e nënshkruar më 27 qershor 2011.
“Marrëveshja e re rregullon transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve për transportin bilateral, transit me vendet e treta dhe ka për qëllim avancimin e tregtisë dhe të marrëdhënieve ekonomike, duke pasur parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe të njerëzve, shfrytëzimin racional të energjisë, shtimin e sigurisë në komunikacionin rrugor dhe lëvizjen e lirë të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Infrastrukturës.
Kjo Marrëveshje, sipas MI-së, është mbështetur në ndryshimet e infrastrukturës ligjore të vendeve respektive, e cila ka të bëjë me rregullimin e çështjeve të pagesave rrugore dhe shfrytëzimin e rezervuarve të karburanteve normale të automjetit, të cilat janë ndërtuar nga prodhuesi dhe janë të destinuara për ngasjen e automjetit dhe funksionimin e mjetit motorik, që ndërlidhen me aktivitetet e transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave, ndërmjet palëve kontraktuese, respektivisht Kosovës dhe Bullgarisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...