Selmanaj: Manastiri nuk do t’i marrë ato toka, u bëj thirrje ndërkombëtarëve mos t’ia falin

8 Shtator 2016 - 23:44      

Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës së Deçanit, në “Interaktiv” të KTV-së ka potencuar përsëri se nuk heqin dorë nga tokat e pretenduara nga Manastiri i Deçanit dhe kleriku Sava Janjiq.

“Beteja do të jetë e gjatë, por epilogu do të jetë në anë të Komunës së Deçanit”, ka thënë Selmanaj, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se nuk ka zhvillim në këtë rrafsh dhe se tashmë kanë shkuar dy ankesa në Kushtetuese.

“Nuk ka zhvillim. Kemi pasur protesta dhe kundërshtime. Kemi bërë dy ankesa në Gjykatën Kushtetuese dhe një padi ndaj një zyrtari të UNMIK-ut, i cili s’ka pasur drejtë t’i përfaqësojë tokat e ndërmarrjeve të Deçanit”, ka shtuar Selmanaj.

Ai ka thënë se e gjitha kjo është betejë politike.

“Unë kam deklaruar që kurrë Manastiri nuk mund t’i marrë ato toka. Është betejë politike, sepse juridike e kemi fituar dy herë. Kjo po vjen si rezultat i miqve ndërkombëtarë, të cilët i ftojë të bëjnë zgjidhje, por jo t’i falin toka. Duhet të vetëdijësohen Sava Janjiq dhe Manastiri që ato toka nuk mund t’i marrin ato toka. Ata nuk kanë tentuar t’i marrin ato toka, sepse mund të ketë reaksion nga ana e Komunës së Deçanit dhe qytetarëve të Deçanit”, ka përfunduar Selmanaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...