Tahiri: Ekipi për Asociacionin nuk ka autorizim për ta hartuar Statutin

9 Shtator 2016 - 06:53      

Ekipi menaxhues për përgatitjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka theksuar nëpërmjet një komunikate se ka marrë autorizimin për ta nisur punën.

Por, është demantuar nga ministrja Edita Tahiri. Sipas Tahirit, Ekipi nuk do ta ketë në mandat që i vetëm ta hartojë Statutin e Asociacionit, porse draftin e këtij dokumenti do ta punojë edhe një ekip i Qeverisë dhe procesi do të fasilitohet nga OSBE-ja dhe Zyra e BE-së në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Tahiri ka këmbëngulur se puna nuk do të nisë pa iu dhënë Kosovës kodi telefonik dhe pa u pavarësuar KOSTT-i. Ajo ka reaguar edhe në gjuhën që Ekipi ka përdorur në komunikatë, në të cilën Kosovës i është referuar me “Kosova dhe Metohia” e serbët janë paraqitur si viktimë e spastrimit etnik. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...