Rama i bindur se Shqipëria do të jetë në BE pas 10 vjetësh

9 Shtator 2016 - 06:26      

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Bruksel, është shprehur i bindur se Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së pas dhjetë vjetësh.

“Për sa i përket dëshirës sime për të qenë anëtare me të drejta të plota në BE brenda 10 vjetëve, jam i bindur që do të jemi, nëse BE-ja do të vazhdojë të jetë aty. Mund të bëhemi anëtare edhe më shpejt. Çdo gjë mund të ndodhë”, ka thënë Edi Rama gjatë vizitës njëditore që zhvilloi në Bruksel, ku drejtoi takimin VIII të Këshillit të Stabilizimit dhe Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë takim kanë referuar zëvendëspresidentja e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, komisari për Zgjerim, Johannes Hahn, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu.

Në takimin që Rama pati me Mogherinin dhe Hahnin u diskutua kryesisht për ecurinë e reformave të ndërmarra nga Qeveria shqiptare me theks zbatimin e reformës në drejtësi dhe koordinimin e përpjekjeve për të siguruar rekomandimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave për anëtarësim. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...