8 Shtator 2016 - 21:23
“Tash është nxjerrë një vendim për hetime kundër Grabovcit dhe personave të tjerë të paidentifikuar deri tash. Ajo që pres unë, bazuar në informacione dhe materiale që tashmë i ka edhe prokuroria, pres që hetimi të zgjerohet”, ka thënë Kajtazi duke përmendur Ilhami Gashin, Ramë Bujën, Hajdar Beqën e shumë të tjerë.
Ai ka thënë se brenda atyre materialeve ka elemente të forta për aktakuzë.
“Ka elemente të forta që të ngrihet aktakuzë”, theksoi Kajtazi.
Shpresat se materialet e informacionet do t’i shërbejnë prokurorisë që të bëjë një punë të pastër nuk u mungojnë as opinionistëve Lepaja e Mushkolaj.
“Do të ishte shpresë dhënëse që vetë fuqitë brenda këtyre partive ta pastrojnë terrenin”, ka thënë Lepaja.
“Pres punë serioze të organeve të shtetit”, ka thënë Mushkolaj.
Ndërsa, Gecaj ka thënë se derisa të normalizohet sistemi nuk mund të ketë diskutime për temë tjera.
“Ne jemi këta që jemi dhe ky është sistemi ynë, duhet që ne dhe ky sistem të normalizohemi kur të normalizohemi flasim për tema tjera”, përfundoi Gecaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...