8 Shtator 2016 - 20:53
“Ka filluar procesi i qartësimit shoqëror dhe fatkeqësisht po ndodh vetëm brenda partive politike dhe nuk po del jashtë saj”, ka thënë Gecaj.
Se sistemi i Kosovës është në metastazë, Gecaj e quan si absolutizëm i cili nuk i pëlqen te gazetari Kajtazi.
“Te z. Kajtazi nuk më pëlqeu absolutizmi, pra se i gjithë ky sistem i Kosovës është momentalisht në metastazë. Mos të harrojmë jemi duke u marrë me sekuenca të caktuara të bisedave për të nxjerr një të vërtetë e nëse e luajmë rolin se duam ta pushkatojmë dikë atëherë prapë nuk kemi bërë asgjë sepse nuk e kemi nxjerrë të vërtetën”, ka thënë Gecaj.
Por, sipas Kajtazit në atë periudhë të përgjimeve nuk kishte asnjë telefonatë në mes të Fatmir Limaj e Adem Grabovcit.
“Hetimi ka nis bashkë me Fatmir Limaj dhe pastaj është ndarë. Në këtë periudhë nuk ka pas asnjë telefonatë në mes të Limaj e Grabovcit”, ka thënë Kajtazi.
Ai ka thënë se pas asaj periudhe ka edhe incizime të Limaj dhe të akuzuarve të tjera të cilat iu kanë dërguar prokurorisë. Po ashtu, Kajtazi ka potencuar se është detaj me rëndësi të dihet se Grabovci në kohën e përgjimeve ishte shef i GP të PDK-së.
“Grabovci ishte zv ministër në një periudhë kohore prej dy vjet, 2007 - 2009 dhe pastaj dha dorëheqje. Në kohën kur është përgjuar ka qenë shef i grupit parlamentar të PDK-së”, ka thënë Kajtazi.
Mungesa e veprimeve në terren nga shoqëria civile i bën ata bashkëfajtorë të aferës “Pronto” sipas Gecajt.
Ai ka thënë se kjo pjesë e shoqërisë nuk ka arritur të qartësojë se çfarë realisht ka ndodhur.
“Shoqëria civile në Kosovë mban fajin për mos bashkëpunim. Nuk është vepruar në terren për të qartësuar se çfarë po ndodh, pra jeni bashkëfajtorë në gjithë këtë çfarë po ndodh”, ka thënë Gecaj.
Gecaj kundërshtohet nga Mushkolaj i cili ja bën të ditur se përgjimet bëjnë të kuptojnë se Grabovci ka vepruar nën urdhrat e presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli i cili në atë kohë nuk kishte rol vendimmarrës.
“Nga përgjimet del se Grabovci veprimet i bën nën urdhrat e presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të subjektit tuaj politik që atëherë nuk kishte asnjë rol vendimmarrës, Kadri Veseli”, ka thënë Mushkolaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...