Mushkolaj: Grabovci s’ka dhënë përgjegjësi politike, madje është bërë viktimë

8 Shtator 2016 - 20:53      

Për opinionistin Imer Mushkolaj është shqetësues fakti që karshi bisedave e përgjimeve “Pronto 2”, fokusi i debatit zhvendoset të mënyra se si këto përgjime kanë arritur te “Insajderi”.

“Është shqetësuese pse fokusi i debatit zhvendoset te ajo se si Insjaderi i ka siguruar këto përgjime e cila ka shumë pak rëndësi në krahasim me ato çfarë i dëgjojmë në ato incizime”, ka thënë Mushkolaj në “Rubikon” të KTV-së.
Ai ka thënë se ndonëse është shprehje që është dëgjuar vetëm gjatë gjykimeve për krime lufte, kjo gjendje i ngjason në ndërmarrje kriminale dhe jo veprime indidividuale të Grabovcit, transmeton Koha.net.
“Praktika na ka treguar se të gjitha këto veprime të Grabovcit nuk janë bërë vetëm si individ, por janë veprime të një ndërmarrje kriminale”, ka thënë Mushkolaj.
Ndërsa për dorëheqjen e Grabovcit ai ka thënë se nuk është veprim që mund të cilësohet si përgjegjësi politike.
“Përgjegjësia politike në Kosovë gati nuk njihet si term fare e z. Grabovci ka bërë një tërheqje taktike nga posti. Ai nuk ka dhënë përgjegjësi politike, madje ka shkuar përtej saj duke u bërë viktimë”, përfundoi ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...