Kajtazi: Përgjimet kanë treguar më së miri imazhin e shtetit të Kosovës

8 Shtator 2016 - 20:34      

“Zërat e ish shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe të tjerëve të përfshirë në përgjimet e publikuara fillimisht nga Koha Ditore dhe pastaj nga gazeta online ‘Insajderi’ përmes këtyre përgjimeve kanë treguar më së miri imazhin e shtetit të Kosovës”.

Kështu u shpreh gazetari nga Insajderi, Vehbi Kajtazi në Rubikon të KTV-së duke përmendur punësimet nëpër institucionet e bordet më të larta të shtetit.

Ai ka thënë se në këtë mënyrë ata kanë siguruar votat nga të punësuarit dhe familjarët e tyre.

“Përmes zërit të Adem Grabovcit dhe të tjerëve kemi tregu se shteti është i kapur, se kanë ndikim në të gjitha sferat e shoqërisë, se asnjë anëtar i një Bordi nuk mund të punësohet pa qenë anëtar i PDK-së, se këta njerëz që emërohen në mënyrë klandestine pastaj punojnë për interesat e tyre dhe të shtetit, përmes tyre dhe familjarëve të tyre arrijnë të sigurojnë vota”, ka thënë Kajtazi.

Po ashtu, Kajtazi ka theksuar kapja e sistemin gjyqësor e prokuroial është më e keqja që mund t’i ndodhtë vendit.

“Përmes zërit të Grabovcit dhe të tjerëve këta kanë ndikim jashtëzakonisht të madh në sistemin prokuroial të Kosovës dhe çka është ma e keqja në sistemin gjyqësor të Kosovës”, ka thënë ai.

E, pozita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në vazhdën e përgjimeve nuk ka munguar, madje sipas gazetarit Kajtazi “Veseli ka drejtu një organizatë sekrete në Kosovë mbi të cilën ka shumë dyshime e cila edhe tash po shihet që i ka shërby PDK-së dhe askujt tjetër”.
“Kjo e ka bërë më të fuqishëm Veselin në atë kohë për shkak të informatave. Kush e ka informatën e ka pushtetin”, përfundoi ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...