8 Shtator 2016 - 19:44
Sipas kësaj partie Mustafa në Pejë u takua me dhjetëra aktivistë nga rajoni i Rugovës, lidhur me shënimin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
“Gjatë takimit, është zhvilluar një bisedë shumë konstruktive dhe përmbajtjesore, ku janë shtjelluar argumente të ndryshme lidhur me procesin e shënjimit të kufirit. Kryetari Mustafa ka dëgjuar të gjitha qëndrimet dhe ka shpalosur angazhimet e Qeverisë së Kosovës për të biseduar me të gjithë qytetarët e interesuar, subjektet dhe përfaqësuesit e organeve lokale e qendrore të cilët mund të kontribuojnë në sqarimin e plotë të procesit të shënjimit të kufirit me Malin e Zi”, thuhet në njoftim.
“Vërejtja më e madhe e të pranishmëve ishte se Komisioni Shtetëror nuk ka pasur mjaftueshëm komunikim me publikun për t’i njoftuar me këtë proces, duke krijuar hapësirë për mos kuptime dhe paqartësi në këtë proces”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...