ATK-ja s’po arrin të plotësojë kushtin e Qeverisë për të mbledhur të hyra [video]

8 Shtator 2016 - 19:21      

As mbledhja e borxheve të vjetra nuk i ndihmoi Administratës Tatimore të Kosovës që të arrijë të plotësojë kushtin e qeverisë për t’i mbledhur të hyrat, raporton KTV.

Kjo agjenci, që është e dyta për nga rëndësia në mbushjen e buxhetit të shtetit pas Doganave, ka mbetur në minus 4.3 milionë euro, transmeton Koha.net.

Këto të dhëna që drejtues të kësaj agjencie bashkë me ministrin e Financave nuk i thanë asnjëherë gjatë konferencës për media, pos lavdeve të shumta, vlejnë për periudhën janar-gusht të këtij viti.

Nga vendimi për faljen e borxheve, kjo agjenci ka arritur të përfitojë më shumë se 20 milionë euro, ndërkaq i ka falur mbi 200 milionë, ndërkohë që edhe 100 të tjera pritet t’i falë pasi nuk po i gjen borxhlinjtë.

Situatë më e mirë është te Doganat e Kosovës. Sipas të dhënave të fundit për po të njëjtën periudhë kohore, kjo agjenci ka mbledhur mbi 682 milionë euro apo 3.22% më shumë se parashikimet e bëra.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...