Kryetari i Deçanit thotë se kryeministri është bindur se demarkacioni është gabim [video]

8 Shtator 2016 - 19:05      

Kryeministri Isa Mustafa ka vazhduar të tregojë gatishmërinë për takime e diskutime për demarkacionin, duke e përsërit se marrëveshja do të riprocedohet në Kuvend, raporton KTV.

Kreu i ekzekutivit edhe para kabinetit të tij ka thënë se do të vazhdojë takimet me të gjithë, deri në shterimin e të gjitha dyshimeve sa i përket marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, transmeton Koha.net.

Këtë gatishmëri të kryeministrit pas gati 13 muajsh, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, po e sheh si gatishmëri për të lëvizur nga qëndrimet e deritashme.

Ai i ka thënë KTV-së se në bazë të asaj që ka parë gjatë takimit të së mërkurës me kryeministrin, shihet që Isa Mustafa është bindur se vijëzimi i kufirit është bërë gabim.

Derisa kryeministri ka paralajmëruar takime edhe me opozitën edhe me Listën Serbe, kjo e fundit thotë se asnjë kontakt nuk e kanë pasur me askënd.

Ndryshe, njohës të zhvillimeve në vend e shohin si hap të vonuar këtë të kryeministrit, por thonë se është më mirë vonë se kurrë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...