8 Shtator 2016 - 18:25
Pas vizitës të dy këtyre temorcentraleve, Stavileci tha se edhe përkundër sfidave që ekzistojnë në këto dy termocentrale po bëhet një punë e mirë.
Gjithashtu, u tregua se është punuar shumë për të arritur në fazën përfundimtare të projektit të Termocentralit Kosova e Re, projekt i cili sipas tyre, do të ndihmojë në rritjen ekonomike dhe në zvogëlimin e ndotjes së ajrit.
Ministri Stavileci ka theksuar se Qeveria ka ardhur në një moment kritike për të ardhmen dhe stabilitetin e energjisë, duke theksuar se kjo lidhet drejtpërsëdrejti edhe me fushat e ekonomisë dhe zhvillimin ekonomik.
“Të shohim nga afër se cila është puna që sot bëhet në këto stabilimente të prodhimit të energjisë elektrike, për të parë se cilat janë sfidat momentale me të cilat ballafaqohen edhe drejtuesit e kësaj kompanie por po ashtu edhe për sfidat në të ardhmen. Natyrisht se këtu bëhet një punë shumë e madhe, edhe përkundër këtyre sfidave të cilat ekzistojnë, mirëpo, ne si Qeveri duke ditur se kemi ardhur në një moment të themi shumë kritik për të ardhmen dhe stabilitetin e energjisë, i cili lidhet drejtpërsëdrejti edhe me fushat e ekonomisë, dhe me zhvillimin e ekonomik, kemi vendosur që të bëjmë realitet disa prej projekteve të cilat kanë nisur më herët”, tha Stavileci.
Gjatë fjalimit të tij, Stavileci shtoi se ministria të cilën ai drejton është duke përgatitur strategjinë e energjisë për vitin 2016-2025, në mënyrë që të adresohen të gjitha problemet me të cilat sot përballet sektori i energjisë. I pari i kësaj ministrie, theksoi se asnjë shtet nuk mund të ketë ekonomi stabile, pa pasur një sektor stabil të furnizimeve me energji elektrike.
“Ne po ashtu jemi në proces të vazhdueshëm të implementimit të projektit Kosova e Re, ne deri tash kemi bërë shumë hapa në drejtim të finalizimit të disa prej çështjeve kryesore të cilat mundësojnë të kalojnë në fazën e fundit të tij, në atë të ndërtimit të termoelektranës dhe besojmë që edhe gjatë këtyre ditëve dhe javëve të ardhshme, ne do të kemi zhvillime të reja në mënyrë që të kalojmë me një fazë tjetër “, ka treguar Stavileci.
Ndërsa, zëvendësndihmësja e Sekretarit të Shtetit për Energji dhe Resurse Natyrore, Mary Ëarlick, tha se siguria e energjisë është një nga përbërësit kryesor për rritje ekonomike në të ardhmen, sidomos për stabilitetin e Kosovës.
“Shtetet e bashkuara besojnë se siguria e energjisë është një nga përbërësit kryesor për rritje ekonomike në të ardhmen dhe mbi të gjitha për stabilitetin e Kosovës, ne jemi të inkurajuar nga përpjekjet e Kosovës për të modernizuar sektorin e energjisë. Zëvëndëspersidenti Biden e ka theksuar këtë muajin e kaluar gjatë vizitës së tij në Kosovë kur tha se fuqizimi i sigurisë në fushën e energjisë përmes Kosova C, do të furnizojë Kosovën me energji dhe rritje ekonomike. Ky termocentral i projektuar nga kompania amerikane CounterGlobal, pritet se do ta zvogëloje emetimin e grimcave për më së paku 95% dhe të zvogëlojë emetimin e oksidit sulfurik, oksidit nitrik për të paktën 75%”, tha Warlick.
Lidhur me Termocentralin e ri, Kosova C, ajo tha se do të ndihmojë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit në Kosovë dhe do të mundësojë rritje ekonomike.
“Ky termocentral i ri dhe modern do të ndihmojë zvogëlimin e ndotjes së ajrit në Kosovë, çka do jap rezultate të mira në shëndet për qytetarët. Për më tepër ky termocentral shumë i qëndrueshëm “Kosova C” do të mundësojë një rritje më të madhe ekonomike dhe investime, ashtu si e përmendi edhe ministri, do të ndihmojë në lehtësimin e futjes së burimeve të ripërtërishme të energjisë. Vizioni ynë afatgjatë për energjinë e Kosovës në të ardhmen është ai në të cilin Kosova implementon strategjitë e BE-së dhe ShBA-ve ,sipas të cilit Tremocentrali Kosova A mbyllet dhe Tremocentrali Kosova B rehabilitohet, në mënyrë që t’i përmbushë standardet e BE-së për ambientin, duke zhvilluar gjeneratorë të rinj të energjisë, duke e privatizuar sektorin e energjisë të cilën gjë e ka ndihmuar SHBA-ja”, tha Warlick.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...