8 Shtator 2016 - 17:09
Gjatë dy takimeve, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, u bisedua në detaje për pronat e AKP-së të cilat ndodhen në brezin kufitar me Malin e Zi, si dhe për të gjitha aspektet që lidhen me punën e policisë kufitare në këtë zonë, në funksion të nxjerrjes së argumenteve dhe sqarimit të procesit të shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, transmeton Koha.net.
Gjatë takimit me drejtuesit e AKP-së, u theksua se asnjë pronë e menaxhuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk ka mbetur jashtë vijës kufitare të shënjuar nga Komisioni Shtetëror.
Përfaqësuesit e AKP-së kanë prezantuar edhe dokumentet dhe hartat e plota të pronave që ndodhen brenda vijës kufitare të Kosovës.
Ndërkaq, përfaqësuesit e Policisë Kufitare, kanë deklaruar se që nga marrja e mandatit për patrullimin e kufirit, ata në vazhdimësi kanë patrulluar vijën kufitare e cila përputhet në tërësi me vijën e shënjuar nga Komisioni Shtetëror.
Ata, po ashtu, kanë dhënë argumente hartografike, teknologjike (GPS) dhe detaje tjera që lidhen me punën e tyre, të cilat argumentojnë vijën kufitare, e cila si e tillë është respektuar dhe figuron në hartat e lëna nga KFOR-i.
Mustafa shprehu vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e konsultave të gjithanshme, me të gjithë subjektet e interesuara dhe organet shtetërore, puna e të cilave në çfarëdo forme lidhet me brezin kufitar me Malin e Zi, me qëllim të argumentimit dhe faktimit të të gjitha çështjeve që lidhen me shënjimin e vijës kufitare me Malit të Zi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...