Stavileci dhe Warlik vizitojnë termocentralet Kosova A dhe Kosova B

8 Shtator 2016 - 16:14      

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci i shoqëruar nga Zëvendës Ndihmësja e Sekretarit të Shtetit për Energji dhe Resurse Natyrore, Mary Warlick, kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ministri Blerand Stavileci tha se qëllimi i vizitës ishte që të shohin nga afër punën që është bërë në këto stabilimente dhe për të parë nga afër sfidat me të cilat po përballen tash dhe sfidat e së ardhmes.

"Këtu bëhet një punë e madhe edhe përkundër sfidave. Ne kemi vendosur që të bëjmë realitet disa prej projekteve . Zhvillimet e fundit në rrafshin regjional tregojnë se duhet të ketë bashkëpunim. Parakushti themelor për një zhvillim ekonomik është furnizimi stabil me energji elektrike", tha Stavileci.

Ndërsa, zëvendës Ndihmësja e Sekretarit të Shtetit për Energji dhe Resurse Natyrore, Mary Warlick tha se do të ndërtohet Kosova C dhe to të hiqet nga përdorimi Kosova A.

Gjithashtu ajo tha se do të bëhet edhe rehabilitimi i Kosovës B. Veç kësaj ajo tha se USAID-i për Kosovën C do të investojë me 12 milionë euro dhe me 39 milionë euro nga Banka Botërore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...