KFOR-i është i pazëvendësueshëm, thotë presidenti Thaçi

8 Shtator 2016 - 15:51      

Prishtinë, 8 shtator - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot gjeneral majorin, Giovanni Fungo, komandantin e XXI të KFOR-it, i cili ka marrë detyrën e re më 1 shtator.

Presidenti Thaçi i ka uruar detyrën e re Gjeneral-Majorit Fungo dhe ka shprehur kënaqësinë që këtë detyrë e merr një ushtarak që njeh mirë rajonin nga detyrat e mëhershme që ka kryer.

Kreu i vendit u shpreh se KFOR-i gëzon besimin e madh të qytetarëve të Kosovës dhe se kjo është falë punës dhe përkushtimit që ka dëshmuar.

“KFOR-i është i pazëvendësueshëm”, ka thënë Presidenti Thaçi dhe ka shtuar se “puna e KFOR-it është e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në Kosovë por edhe në rajon”.

Ndërkaq, gjeneral-majori Fungo ka shprehur kënaqësinë që është përsëri në Kosovë dhe ka konfirmuar angazhimin e KFOR-it të sigurojë lirinë e lëvizjes dhe ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

“Moto e imja do të jetë ‘besim dhe përkushtim’ që përshkruan misionin e KFOR-it XXI”, ka thënë komandanti i KFOR-it Fungo.

Presidenti Thaçi u shpreh se falë punës së përbashkët “kemi ndërtuar një shoqëri mbi themelet e multi-etnicitetit, të bashkëjetesës, të tolerancës etnike dhe fetare” dhe u shpreh i gatshëm të vazhdojë “bashkëpunimin e shkëlqyer me KFOR-in”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...