8 Shtator 2016 - 15:45
Raporti i Zhvillimit Njerëzor në Kosovë (RZhNjK) 2016 i titulluar ‘Tregu i punës në funksion të grave dhe të rinjve’ është një hulumtim që do të stimulojë diskutime publike dhe të përmirësojë hartimin e politikave të bazuara në dëshmi në fushat e tregut të punës dhe zhvillimit, ndërsa raporti ndërrajonal i zhvillimit njerëzor Mbrojtja e qëndrueshme e Ballkanit Perëndimor nga rreziku: Fuqizimi i njerëzve në parandalimin e fatkeqësive përqendrohet në fatkeqësitë nga vërshimet, që kanë goditur rajonin kohët e fundit ku pjesë e studimit ishte edhe Kosova.

Ngjarja u hap me fjalë rasti nga zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hejzeraj, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, Sh.S. Anne Huhtamäki, ambasadore e Finlandës në Kosovë, Ben Slaz, këshilltar i lartë i UNDP-së për Evropë, dhe Andrew Russell, koordinator i OKB-së për Zhvillim dhe përfaqësues i përhershëm i UNDP-së, për të vazhduar më tej me prezantimet e raporteve dhe diskutimet në panele ku ekspertë nga fushat përkatëse shpalosën qëndrimet e tyre.

Rekomandimet e politikave të paraqitura në këtë raport, të cilat trajtojnë rezultatet kryesore në lidhje me gjetjet e tregut të punës për gratë dhe të rinjtë, janë hartuar në konsultime me institucionet përkatëse qendrore dhe lokale, donatorët kryesorë në fushën e punësimit dhe ekspertë të ekonomisë dhe punës. Ato përfshijnë thirrje për veprim në reformë legjislative dhe të politikave, sundim të ligjit, si dhe formim të sjelljes.
Fatkeqësitë, si vërshimet, thatësirat, valët e të nxehtit dhe zjarreve fushore dhe malore do të kenë pasoja negative në shumë sektorë të ndryshëm, më së shumti në bujqësi dhe pylltari dhe ajo që është më e rëndësishmja në jetën dhe mjetet e jetesës së popullatës. Hazardet ekspozojnë njerëzit dhe pasuritë e tyre ndaj rrezikut dhe pengojnë zhvillimin e individëve, ekonomive familjare, komuniteteve dhe kombeve duke dëmtuar shumicën e sektorëve të ekonomisë.
Raportet mund t’i shkarkoni në:
KHDR: http://www.ks.undp.org/content/kosovo/en/home/library/poverty/kosovo-human-development-report-2016.html
DRR: http://www.ks.undp.org/content/kosovo/en/home/library/environment_energy/executive-summary-sub-regional-human-development-report-2016.html
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...