8 Shtator 2016 - 15:27
Sipas njoftimit për medie, ministri Hoti pasi i falëndero përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve për respektin dhe mirënjohjen ndaj tij, u shpreh se ne nuk kemi bërë asgjë më shumë përveç se e kemi kryer dhe po kryejmë obligimet të cilat është dashur të kryhen më herët.

Gjithashtu ministri Hoti i njoftoi ata se në takimet e ardhshme me FMN-në do të diskutojë për gjendjen e pensionistëve si një kategori e cila meriton një trajtim të veçantë. Ndërsa sa i përket përkrahjes nga Qeveria, ministri Hoti tha se ju keni pritur qe 17 vite dhe sot po trajtoheni në mënyrë të merituar dhe dinjitoze.
Përveç kësaj ne do të shohim që t’ju ofrojmë edhe përkrahje të tjera së bashku me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Ndërsa kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, në emër të kësaj Shoqate i ndau mirënjohje ministrit Avdullah Hoti për kontribut dhe humanitet dhe tha se ne sot falë jush gëzojmë të drejta më shumë, por edhe kemi një trajtim krejt tjetër nga Qeveria. Bashkëpunimi ynë me ju do të vazhdojë edhe në të ardhmen ku edhe do të diskutojmë për nevojat e pensionistëve, në veçanti për kategorinë e cila ka nevojë për një kujdes më të shtuar mjekësor.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...