8 Shtator 2016 - 15:08
Në këtë konferencë, e cila u hap nga ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, z.Donald Lu, dhe znj.Susanne Schutz - ambasadorja e Gjermanisë, po diskutohet për krimin e organizuar ndërkombëtar, përfshirë lidhjet e terrorizmit me tregtinë me drogë dhe trafikimin e qenieve njerëzore.
Gjatë punimeve të konferencës, zv/ministri Mustafa foli për përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar:
Policia dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës janë treguar shumë të vendosura në luftën kundër krimit të organizuar, ka thënë Mustafa. Tanimë Kosova është bërë storie e suksesit për luftën kundër radikalizmit, terrorizmit, tregtisë së narkotikëve dhe trafikimit me qenie njerëzore.
“Luftimi i krimit të organizuar ndërkombëtar kërkon bashkëpunim të të gjitha shteteve, prandaj Republika e Kosovës si gjithnjë inkurajon të gjitha vendet për një bashkëpunim profesional dhe të sinqertë, me theks të veçantë rritjen e bashkëpunimit të vendeve rajonale. Rrjeti ndërkombëtar i krimit të organizuar kërkon në të njëjtën kohë krijimin e një rrjeti tjetër që lufton rrjetin e krimit", tha zv/ministri i Brendshëm i Kosovës, Nehat Mustafa.
Pjesë e delegacionit të Kosovës ishin edhe zyrtarë nga MPB dhe Policia e Kosovës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...