Formohet ekipi për themelim e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë

8 Shtator 2016 - 13:08      

Në Bruksel është formuar ekipi menaxhues për themelimin e (Asociacionit) Bashkësisë së Komunave Serbe.

Kështu të paktën thuhet në një komunikatë për media e dërguar nga ky ekip e që është shkruar në gjuhën shqipe dhe serbe, transmeton KP.

“Dëshirojmë të informojmë opinionin se z. Thaçi dhe kryeministri Mustafa, kanë marrë vendim për fillimin e punës në hartimin e Statutit dhe krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe. Ne jemi të kënaqur me vendimin final të Hashim Thaçit dhe kryeministrit Mustafa që më në fund, procesi i formimit të BKS-së ka nisur nga pika zero, ne kemi ardhur në Bruksel për t’i njoftojmë bashkëbiseduesve tanë dhe publik ndërkombëtar me vizionin e një realiteti të ri, pozitiv në Kosovë që do të merren nga themelimi i BKS-së”, thuhet në këtë komunikatë për media.

Siç thuhet në komunikatë me vendimin e Qeverisë në Prishtinë për të vendosur BKS-në urgjentisht, do të krijohen parakushte e nevojshme për kthimin e mijëra e mijëra serbëve në komunat me shumicë serbe, por edhe në vende të tjera në Kosovë “siç edhe në Metohi”, të cilat gjatë luftës ka qenë viktima e spastrimit më brutal etnik.

“Kjo konfirmon saktësinë e vendimit tonë që Lista Serbe të hyrë në koalicion me partinë e zotit Thaçi dhe zotit Mustafa. Me vendimin e tyre për të mbështetur fillimin urgjent të punës për themelimin e BKS-së është bërë hapi i parë i madh dhe i rëndësishëm drejt kthimit të besimit mes komuniteteve. Ky proces do të ndryshojë përgjithmonë Kosovën për të mirë dhe gjërat kurrë nuk do të jenë të njëjta “, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë po ashtu thuhet se: “ Tingujt e gjuhës serbe dhe alfabetit cirilik do të bëhen normale si rezultat i këtij vendimi, dhe në Pejë dhe Prizren dhe në Gjakovë dhe Prishtinë, populli serb do të bëhet plotësisht i barabartë në menaxhimin e institucioneve dhe vendimmarrjes në Kosovë”.

Në komunikatë ceket se anëtarët e ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit janë Vinka Radosavleviq, Igor Kallamar, Dejan Radojkoviq dhe Svetisllav Durlleviq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...