Kosova anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare AMSA

8 Shtator 2016 - 13:05      

Kosova është anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare “American Medical Student Association” dhe kjo e bënë më të lehtë bashkëpunimin mes mjekësisë amerikane dhe studentëve e profesionistëve mjekësorë të Kosovës.

Këto janë përfitimet e Kosovës nga anëtarësimi në AMSA:

Përmirësimin e jetës gjatë studimeve të studentëve të mjekësisë;

Lehtësimi i studimeve me literaturë duke ua mundësuar edhe qasjen në literaturë e-library;

Qasje në trajtim të të gjithëve në mënyrë të barabartë;
Pasurimin e mjekësisë nëpërmjet diversitetit;

Integriteti profesional, zhvillimi dhe mirëqenia e studentit;
Qasje më të lehtë në Konferenca ndërkombëtare, dhe me përfitime të shumta për ata që janë pjesë e AMSA;
Konsultime javore;

Qasje në revista mjekësore;

Përgatitje për teste të USML.

Studentët e Mjekësisë së Kosovës, praktikantët, specializantët tani më janë të gatshëm të përfitojnë nga programet e AMSA në AMSA-Kosove.

AMSA Kosovo është themeluar më 1 gusht të vitit 2016 nga
Jehona Krasniqi, Reshat Bekteshi, Driane Krasniqi, Leutrim Hajdari dhe Premton Hulaj.

AMSA është një ndër organizatat me të vjetra, qysh nga 1950 dhe më prestigjiozja në SHBA që ka ofruar në vazhdimësi ndihmë në edukimin profesional, në ofrimin e një ambienti shkencor dhe mjekësor të studentëve të mjekësisë, ka kontribuar në shumë protokolle mjekësore duke mbrojtur të drejtat e studentëve të mjekësisë , gjithashtu edhe duke promovuar të dhënat më të reja mjekësore.

Ndikimi i saj nis edhe me kapitujt ndërkombëtarë anë e kënd botës, tashmë me mbi 600 të tillë ndër të cilët kapituj është edhe Republika e Kosovës.

Kosova, një shtet i vogël, ende në tranzicion, sistemi shëndetësor i të cilit, në përditshmëri përballet me sfida, tashmë edhe në mesin e shteteve të kapitullit ndërkombëtar të AMSA.

Është e rëndësishme që pavarësisht sfidave, gatishmëria e studentëve te mjekësisë për të marrë këtë hap para e ka sjellë Kosovën një hap para të gjitha shteteve të Ballkanit.
Entuziazmi i dyja palëve në këtë proces të SHBA-ve dhe Kosovës që ndërron në faktin se tani mund të promovohen studentët e mjekësisë së Kosovës në tërë botën dhe sigurisht njëkohësisht të promovohet edhe puna e AMSA edhe në Ballkan.

 

Si mund të bëhem pjesë e AMSA-së dhe për info të tjera:
https://www.facebook.com/amsakosovo/?fref=ts
http://www.amsa.org/
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...