Deputetja Teuta Haxhiu: Të angazhohemi të gjithë në zhdukjen e analfabetizmit

8 Shtator 2016 - 12:57      

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,Teuta Haxhiu, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimimit, përmes një mesazhi ka bërë thirrje për një angazhim të të gjithëve në zhdukjen e analfabetizmit, kësaj brenge ende të pashëruar të shoqërisë sonë.

Sot është Dita ndërkombëtare e Arsimit, e shpallur nga OKB-ja në vitin 1967. Ditë e cila ka për qëllim rëndësinë e shkrim – leximit në jetën tonë shoqërore. Për fat të keq tek ne, në Kosovë, shkalla e analfabetizmit është ende e lartë përkundër përpjekjeve të vazhdueshme përmes disa projekteve që ky problem kaq madhor të tejkalohet.

Shumë fëmijë(nxënës) nuk shkojnë fare në shkollë e disa të tjerë janë të pamundur për shkak të gjendjes financiare në familjet e tyre.

Ndaj, është kjo datë e shënuar kur ne duhet t’i thërrasim ndërgjegjës sonë kolektive, sidomos Ministria e Arsimit, për një kujdes të shtuar dhe permanent në mënyrë që gjeneratat që po vijnë të mos e kenë të njëjtin fat të keq e të mbeten “analfabetë”. Madje për këtë çështje Kuvendi i Kosovës nëpërmes një Rezolute në vitin 2008, ka miratuar Deklaratën e Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara në të cilën është përfshirë edhe angazhimi kundër analfabetizmit në Kosovë, por që rezultatet e prekshme në këtë drejtim deri më tani janë për t’u dëshiruar.

Arsimi në Kosovë nuk është ende i nivelit cilësor. Arsimi fillor ka pjesëmarrjen më të lartë të përgatitjes shkollore e cila është rreth 40%, ai i mesëm rreth 25%, ndërsa arsimi i lartë rreth 10% (e vetëm 1% me magjistratur- master dhe doktorata). Këto statistika sot, janë alarm i cili na thërret se medeomos duhet të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për ofrimin e mundësive në mënyrë që të gjithë fëmijët, përkatësisht nxënësit të jenë të arsimuar.

Vetëm në këtë mënyrë, me këtë qasje parimore, pra shumë më ndryshe nga e kaluara, ne do të arrijmë si shoqëri e lirë dhe demokratike, me vizion të pastër, sidomos në lëmin e arsimit, që bashkërisht të zhdukim analfabetizmin - këtë brengë të madhe të shoqërisë sonë .

Vetëm kështu ne mund të themi se kemi trasuar dhe siguruar perspektivën e shtetit tonë.

Urime Dita e Arsimit - kjo datë e shënuar, dita që zëshëm edhe njëherë thërret ndërgjegjën tonë kolektive si shtet e si popull për angazhim dhe përgjegjësi të shtuara në përditshmërinë tonë shoqërore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...