Në Bruksel edhe sot bisedohet për targat, për kadastrën një radhë tjetër

8 Shtator 2016 - 12:26      

Bruksel, 8 shtator – Në Bruksel edhe sot do të vazhdojnë bisedimet për targat midis delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Në njoftimin për medie theksohet se për këtë arsye çështja e zbatimit të Marrëveshjes për kadastrën është shtyrë për një radhë tjetër bisedimesh.

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, dje ka zhvilluar bisedime për çështjen e lëvizjes së lirë, përkatësisht reciprocitetin në tabelat e regjistrimit të automjeteve, e cila është e paraparë me marrëveshjen e lëvizjes së lirë të vitit 2011.

Bisedimet për ketë temë që po vazhdojnë edhe sot, kanë filluar që në ora dhjetë të mëngjesit në përpjekje për t’u arritur marrëveshja për zbatimin e reciprocitetit në tabelat e regjistrimit të automjeteve mes dy shteteve ashtu siç është paraparë me marrëveshjen e vitit 2011.

Dje në orët e mbrëmjes ministrja Tahiri ka zhvilluar takim me drejtoreshën për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin Perëndimor në EEAS, Angelina Eichhorst, ku në përbërje trepalëshe është vlerësuar gjendja në zbatimin e marrëveshjeve dhe është kërkuar përshpejtim i procesit.

Për shkak se bisedimet për lëvizjen e lirë po vazhdojnë sot, takimi për zbatimin e Marrëveshjes për kadastrin nuk do të mbahet dhe është shtyrë për një raund tjetër të radhës të dialogut në Bruksel.

Kurse gjatë ditës do të mbahet takimi për zbatimin e Marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave mes dy shteteve me ndërmjetësimin e BE-së.

Në njoftimin për medie nga dialogu teknik me Serbinë në Bruksel, bëhet e ditur se tema e asociacionit nuk është në agjendën e takimeve dhe nuk do të bisedohet për ketë temë.

“Siç ju kemi njoftuar në komunikatën e mëhershme në këtë raund të bisedimeve në Bruksel do të jenë vetëm katër tema: lëvizja e lirë, diploma, kadastri dhe kodi telefonik dhe varësisht nga rrjedhat do t’ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...