Bahtiri kritikon Qeverinë për vonesën e Ligjit për Trepçën

8 Shtator 2016 - 12:09      

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj neglizhencës së Qeverisë së Kosovës, e cila ende nuk e ka miratuar ligjin e ri për Trepçën, gjë që mund të ketë pasoja të mëdha për këtë ndërmarrje më datën 2 nëntor 2016.

“Qeveria e Kosovës duhet t’i marrëtë gjitha veprimet e nevojshme, që deri në afatin e përcaktuar me vendimin e Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme të miratohet në Kuvendin e Kosovës ligji i ri për Trepçën. Përndryshe kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme. Mitrovica nuk do të rrijë duarkryq përballë kësaj situate”, thotë nga Bukseli kryetari Bahtiri për Veriu.info, ku gjendet si pjesë e delegacionit kosovar për dialogun me Serbinë.

I pari i Mitrovicës thotë Trepça është krenaria e Mitrovicës dhe Kosovës, dhe se Qeveria nuk duhet të luaj me zjarr, sepse nuk ka forcë që mund ta lejoj Trepçën të shkoj në likuidim.

“Ligji i ri për Trepçën që do ta ndryshojë statusin e kësaj ndërmarrje. Ajo do t’i kthehet në menaxhim Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj, ku me punën, aktivitetin dhe zhvillimin që do ta ketë, përfitues do të jenë të gjithë, por më së shumti qytetarët e Mitrovicës. Ai në fund kërkon nga Qeveria e Kosovës t’i mbajë premtimet e dhëna, por njëkohësisht porosit qytetarët e Mitrovicës që të rrinë të qetë.”, citon Veriu.info Bahtirin.

Procesi i hartimi të Ligjit të ri për Trepçën ka nisur në fillim të vitit 2014 dhe nëse deri më 1 nëntor 2016 ai nuk publikohet në Gazetën zyrtare, kjo do ta dërgonte automatikisht “Trepçën” në likuidim, e pastaj për “Trepçën” vendosin të tjerët.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...