Mustafa: Të mos lëmë asnjë dyshim për demarkacionin

8 Shtator 2016 - 10:45      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se ka tërhequr nga rendi i ditës ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, pasi situata nuk ka qenë e volitshme për procedimin e këtij projektligji.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kreu i Ekzekutivit ka thënë se ka pasur presione dhe kërcënime individuale ndaj deputetëve.

“Unë nuk iu kam adresuar asnjë subjekti politik në mënyrë të veçantë për kushtëzime. Kushtëzime s’do të pranojmë nga askush. Ajo që tani konsideroj se duhet ta bëjmë, është të zhvillojmë konsulta me të gjithë aktorët”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka folur edhe për takimin që ka pasur dje me kryetarët e komunave Pejë, Deçan, Istog e Junik, nga të cilët ka kërkuar informim, në qoftë se kanë humbur tokë.

Ai ka kërkuar edhe nga Agjencioni i Pyjeve të Kosovës dhe KEKU që të qartësojnë informatat, në mënyrë që të informohen qytetarët.

“Sot kam takime dhe me Policinë Kufitare që të na japin informata se në cilën pikë e kanë menaxhuar kufirin. Do të bisedojmë me të gjithë. Iu kisha lutur edhe juve si ministra që edhe në fushëveprimin tuaj t’i sqaroni të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me atë pjesë të kufirit. Të mos lëmë asnjë dyshim dhe kur t’i ballafaqojmë faktet atëherë mbetet çështje e vullnetit politik. Duhet të krijojmë një klimë të argumentimit”, ka thënë Mustafa më tej.

Ai ka deklaruar se mirëpresin vendimin e Parlamentit Evropian për raportin për vizat.

“Çështja tani mbetet tek ne. Ne nuk mund ta fajësojmë më askënd për mosliberalizim. Mbetët që vendimin ta marrim ne me ratifikimin e demarkacionit. Do të punojmë dhe me opozitën. Do të takohemi me të gjithë ata që kanë vullnet të takohemi. Para procedimit do të dëshiroja të punojmë që çdo gjë ta argumentojmë”, ka deklaruar i pari i Qeverisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...