8 Shtator 2016 - 07:19
Por partitë opozitare kanë disa kushte para se të ulen në tryezë me kryeministrin. Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se pranojnë të bisedojmë vetëm nëse Qeveria heq dorë nga versioni aktual i marrëveshjes, ndërkaq në Nisma kanë refuzuar të deklarohen përderisa nuk ka një ftesë konkrete në adresë të tyre.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të mërkurën ka thënë se do të nisë një raund takimesh me opozitën për t’i sqaruar të gjitha dilemat para se projektligji të riprocedohet në Kuvend.
“Do të bisedoj edhe me opozitën - Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën dhe ‘Vetëvendosjen’. Po ashtu do të bisedojmë edhe me Listën Serbe para se të procedojmë tutje, në mënyrë që t’i shterim të gjitha opsionet”, ka thënë Mustafa të mërkurën.
Mustafa ka paralajmëruar se ditët në vijim do ta diskutojë me banorët e brezit kufitar me Malin e Zi për çështjen e demarkacionit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...