Kushtetuesja ende hesht për ndërhyrjet e Qeverisë në institucionet e pavarura

8 Shtator 2016 - 07:01      

Prishtinë, 8 shtator – Gjykata Kushtetuese prej katër muajsh nuk u është përgjigjur institucioneve të pavarura, në “ankesën” e tyre për cenimin që ua bën Qeveria. Institucionet kanë shprehur pritjen që gjykata t’u dalë në krah, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë fillimvit Ekzekutivi ka kërkuar nga Avokati i Popullit, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioni i Pavarur i Medieve e Banka Qendrore që t’u nënshtrohen procesit të standardizimit dhe unifikimit të titujve të vendeve të punës sipas një katalogu që vetë e ka hartuar.

Avokati i Popullit, duke folur edhe në emër të këtyre institucioneve, e ka kualifikuar këtë veprim të Qeverisë si cenim të pavarësisë funksionale dhe rastin e ka ngritur në Kushtetuese. Por, gjykata nuk ka treguar se kur do ta kthejë përgjigjen.

Ligji ekzistues në nenin 3 garanton që “gjatë zbatimit të këtij ligji respektohet pavarësia kushtetuese e institucioneve të pavarura nga Ekzekutivi”. Kjo dispozitë nuk figuron fare në draftin e Projektligjit që përmban ndryshimet, e një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta. Është shlyer i tëri (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...