Për 8 muaj 10 punëtorë të vdekur nga lëndimet në punë

8 Shtator 2016 - 06:45      

Prishtinë, 8 shtator – Deri në fund të muajit gusht janë shënuar 10 raste të vdekjeve si pasojë e lëndimeve në vendin e punës, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur në Sektorin Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se 5 punëtorë kanë vdekur në vendin e punës, ndërsa 5 të tjerë pas një kohe si pasojë e lëndimeve në punë.

Ai ka thënë se për dallim nga viti i kaluar është shënuar rritje e këtyre rasteve derisa ka shtuar se mbi 90% nuk respektohet Ligji i punës dhe ai për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Ai ka shtuar se kanë kërkuar edhe nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenie Sociale që t’i ndihmojë rreth një fushate sensibilizuese për shëndetin dhe sigurinë në punë, por nuk kanë gjetur përkrahje.

Axemi e ka fajësuar edhe Inspektoratin e Punës, pasi, sipas tij, nuk i njofton ata rreth dënimeve që mund t’u shqiptojë pronarëve të kompanive për mosrespektim të ligjit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...